Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

„Kujdes, nga mashtrimet telefonike“ dhe vizitë Stacionit Policor, aktivitete parandalues të SPB Shkup

„Kujdes, nga mashtrimet telefonike“ dhe vizitë Stacionit Policor, aktivitete parandalues të SPB Shkup
Sot (17.11.2025), SPB Shkup realizoi një aktivitet parandalues me moton „Kujdes, nga mashtrimet telefonike“. Aktiviteti parandalues ishte i orientuar drejt informimit dhe edukimit të popullatës më të moshuar, e cila është viktima më e shpeshtë e këtyre mashtrimeve. Përmes bisedave të drejtpërdrejta dhe shpërndarjes së materialeve edukative, qytetarët u informuan se lloji më i zakonshëm i mashtrimeve janë ato me aksidente të rreme, ku mashtruesit, duke u paraqitur në telefon si nëpunës policorë, avokatë, prokurorë ose mjekë, kërkojnë nga viktima një shumë të caktuar parash.
 
Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijes në popullatë dhe mënyrat e mbrojtjes nga ky lloj i veprës penale, si dhe një apel që nëse dikush merr një telefonatë të tillë, ta ndërpresë menjëherë bisedën dhe të telefonojë në numrat 112 ose 192.
Po ashtu, sot nga nxënësit e klasave IV dhe V nga SHFK „Joakim Kërçovski“-Vollkovë, si pjesë e programit mësimor të shkollës, u realizua një vizitë në SPKP Gjorçe Petrov. Qëllimi i vizitës ishte njohja me profesionin e Policisë, si dhe mënyra e funksionimit të stacionit policor dhe kompetencat e tij.

Accessibility Menu