Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Vendosni rripin e sigurisë", aktivitet parandalues i SPB Veles për komunikacion të sigurt

"Vendosni rripin e sigurisë", aktivitet parandalues i SPB Veles për komunikacion të sigurt

Sot (28.05.2025) nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Veles dhe Stacionit policor për sigurinë e komunikacionit rrugor pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles, zhvilluan aktivitet parandalues me moton "Vendosni rripin e sigurisë". Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua detyrimi për përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurisë në automjete, por edhe për respektimin konsekuent të të gjitha rregullave dhe dispozitave të trafikut. Në atë rast, edhe një herë iu bë me dije se përdorimi i rripave të sigurisë është detyrim ligjor, si për shoferët ashtu edhe për pasagjerët në automjete, me qëllim të rritjes së sigurisë së tyre personale.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të ndikojë në rritjen e kulturës së komunikacionit dhe të rrisë nivelin e sigurisë në trafik.
Gjatë aktivitetit parandalues, qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.

Accessibility Menu