Sot (29.05.) nëpunësit policorë të sigurisë së trafikut rrugor dhe të parandalimit nga SPB Shtip mbajtën një ligjëratë edukative kushtuar sigurisë në trafik për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë të Shkollës Fillore Komunale "Kliment Ohridski" në fshatin Obleshevë. Fëmijëve iu prezantuan rregullat dhe dispozitat e rëndësishme për sigurinë e qarkullimit të tyre - si të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt dhe vetëm në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, të mos luajnë pranë rrugës, si dhe rregullat dhe dispozitat e trafikut që duhet t'i respektojnë si pjesëmarrës në trafik, pavarësisht nëse janë këmbësorë, çiklistë apo ngasin trotinet.
Gjithashtu, sot, nëpunësit policorë të SP me KP Dellçevë realizuan një aktivitet parandalues në disa lokacione në Dellçevë me moton - "Ndërtojmë miqësi - krijojmë siguri", kushtuar parandalimit të delikteve pronësore, përkatësisht parandalimit të vjedhjeve të xhepave, mashtrimeve dhe vjedhjeve me thyerje. Aktiviteti u zhvillua nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, veçanërisht të kategorive më të moshuara, të cilëve iu shpjegua se si të mbrohen nga autorët e këtyre krimeve dhe çfarë të bëjnë për t'i parandaluar në kohë. Qytetarëve iu shpërndanë edhe fletëpalosje me përmbajtje edukative.