Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë për trafik më të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë për trafik më të sigurt

Seksioni i parandalimit pranë SPB Tetovë vazhdon me zbatimin praktik të projektit edukativ parandalues "Hap pas hapi", që i dedikohet fëmijëce të moshës parashkollore. Dje (27.05) në kopshtet në f. Shipkovicë dhe f.Nerashtë edhe sot (28.05.2025) në kopshtin "Teteks" në Tetovë, nëpunësit policorë të trajnuar profesionalisht nga Stacioni i Policisë për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor -Tetovë mbajtën ligjërata edukative për fëmijët e moshës parashkollore, qëllimi i të cilave ishte t'u shpjegohej fëmijëve se si të lëvizin në trafik, për rëndësinë dhe kuptimin e shenjave të trafikut, për rolin e nëpunësit policor dhe ngjashëm.
SPB Tetovë edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me këtë projekt, i cili është planifikuar të zbatohet në të gjitha kopshtet e rajonit Tetovë-Gostivar.

Accessibility Menu