Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe dhunës

Aktivitete parandaluese për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe dhunës
Sot (05.10.2026), nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup, SP për SKRR Veles, SP për SKRR Shtip dhe SP për SKRR Koçan, në Shkup, Veles, Shtip dhe Koçan realizuan aktivitetet parandaluese „Vendos rripin e sigurimit“ dhe „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua detyrimi për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurimit në automjete, si dhe respektimi i vazhdueshëm i të gjitha rregullave dhe dispozitave të trafikut. Gjithashtu, iu bë e ditur se përdorimi i rripit të sigurimit është detyrim ligjor si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për pasagjerët, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre personale. Po ashtu, u theksuan pasojat që mund të shkaktohen nga përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. Në Negotinë u realizua një aktivitet parandalues në trafik, ku theksi u vu te këmbësorët, të cilët, si pjesëmarrës aktivë në trafik, gjithashtu kanë detyrim të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut. Atyre iu theksua se rruga duhet të kalohet në vendkalime të shënuara për këmbësorë dhe se gjatë kalimit nuk duhet të përdorin kufje apo telefona celularë.
Dje (04.10.2026), nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Ohër, në koordinim me nëunës policorë të Stacioni Policor për Siguri në Trafik në Kërçovë, realizuan fushatën parandaluese „Drejtim i sigurt i makinerive bujqësore“, me qëllim rikujtimin e drejtuesve të traktorëve dhe makinerive të tjera bujqësore për nevojën e respektimit të rregullave dhe dispozitave të trafikut, kryerjen e rregullt të kontrollit teknik, sigurimin e gjendjes së plotë teknike të traktorëve dhe makinerive të bashkëngjitura, veçanërisht të mekanizmit të drejtimit dhe sistemit të frenimit, ndriçimit, si dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse.
Nëpunës policorë të NJPB Kavadar, sot në Kavadar realizuan aktivitetin parandalues „Raporto dhunën në familje“, në kuadër të të cilit qytetarët u informuan për masat e mbrojtjes në rastet e dhunës në familje, si dhe për mënyrat se si mund të identifikohet dhuna psikologjike dhe çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në situatë kur janë dëshmitarë të ndonje forme të caktuar dhune. Ata u inkurajuan që raste të tilla t’i raportojnë në stacionin policor.
Në territorin e Negotinës u realizua gjithashtu një aktivitet parandalues për mbrojtjen nga vjedhjet, me qëllim informimin e qytetarëve për mënyrat e rritjes së nivelit të sigurisë së tyre personale dhe të pronës. Në Probishtip dhe në Komunën e Vrapçishtit, përkatësisht në fshatrat Vranjovcë, Zubovcë, Galatë, Dobërdoll, Negotinë dhe Gradec, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë, Njësia Policore Galatë dhe Stacioni Policor Probishtip realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve dhe prerjeve të paligjshme të pyjeve. Gjatë bisedave me qytetarët, nëpunëst policorë theksuan nevojën për ndërgjegjshmëri dhe kujdes maksimal për fondin pyjor. Qytetarëve iu bë e ditur se prerja e paligjshme e drurëve dhe shkaktimi i zjarreve përbëjnë vepra penale dhe se në këtë mënyrë mund të shkaktohen dëme ndaj fondit pyjor, për rikuperimin e të cilave nevojiten dekada.
U theksua se çdo qytetar, nëse vëren zjarr ose prerje të paligjshme të pyjeve, duhet të telefonojë menjëherë në numrin 112, me qëllim që institucionet të mund të veprojnë në kohë, në mënyrë të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse.

Accessibility Menu