Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik, mbrojtje nga vjedhjet dhe parandalimin e dhunës mes moshatarëve në rajonet e SPB Veles, SPB Manastir dhe SPB Shtip

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik, mbrojtje nga vjedhjet dhe parandalimin e dhunës mes moshatarëve në rajonet e SPB Veles, SPB Manastir dhe SPB Shtip
Më 21.10.2026, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese me temën “Nëse pi, mos vozit” dhe për mbrojtjen nga vjedhjet. Aktivitetet u zhvilluan me qëllim që t'u tregohet shoferëve për rrezikun që e marrin përsipër nëse ulen pas timonit nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, qytetarëve iu dhanë këshilla se si të rrisin sigurinë personale dhe të kujdesen për sendet e tyre personale. Gjatë aktiviteteve u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Sot, aktivitete parandaluese për rritjen e sigurisë në trafik u zhvilluan edhe në Prilep dhe Koçan. Në disa lokacione në qendër të Prilepit, këmbësorëve iu shpjeguan pasojat që mund të shkaktohen nga mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, si dhe iu rikujtua se nuk duhet të përdorin telefonat celularë gjatë kalimit në vendkalimet e këmbësorëve.
Ndërkaq, shoferëve iu bë apel që të mos drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit, pasi ai ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotore dhe paraqet rrezik serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Në shkollën fillore “Rade Kratovçe” në Koçan u mbajt një ligjëratë edukative, me qëllim njohjen e nxënësve me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit, si dhe me rëndësinë e disa shenjave rrugore.
Po ashtu, sot në disa lokacione në Probishtip u realizua një fushatë edukative me moton “Të mbrohemi nga vjedhjet e xhepave”. Gjatë takimeve me qytetarët, atyre iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje nga deliktet pronësore, ndërsa u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit me policinë dhe raportimit në kohë të rasteve, përmes numrit pa pagesë 112.

Accessibility Menu