Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në trafik, dhunën mes moshatarëve dhe varësitë

Aktivitete parandaluese për sigurinë në trafik, dhunën mes moshatarëve dhe varësitë
 
Më 04.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Sveti Nikollës, në zonën qendrore të qytetit të Sveti Nikollës, realizuan fushata edukative me motot „Mos u bëj dëshmitar i heshtur” dhe „Ekziston ndihmë për një jetë pa dhunë”. Gjatë takimeve, qytetarët u këshilluan për mënyrat e vetëmbrojtjes dhe mënyrën e identifikimit të dhunës. Gjithashtu, ata u informuan për dukuritë e dhunës në familje, të drejtat dhe masat mbrojtëse në rastet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Në veçanti u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe raportimit të shpejtë në numrin 112.
Më 04.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Shtipit mbajtën një ligjëratë edukative në shkollën fillore komunale „Strasho Pinxhur”, në Komunën e Karbincit, për nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata, me temën „Dhuna mes bashkëmoshatarëve – bullizmi dhe bullizmi kibernetik”.
Më 04.11.2026, në zonën qendrore të qytetit të Koçanit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Koçan realizuan një aktivitet parandalues në fushën e komunikacionit, në kuadër të fushatës „Drejto me përgjegjësi, vendos rripin e sigurisë”. Gjatë aktivitetit parandalues, shoferëve iu shpërndanë fletushka edukative.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, dje (03.11.) në shkollën fillore „Vëllazërimi-Migjeni” dhe sot (04.11.) në shkollën fillore „Besa” në Tetovë, mbajti ligjërata edukative me temën „Rregullat për këmbësorët e vegjël”. Në këto aktivitete u përfshinë nxënësit e klasës së parë, të cilëve zyrtarë policorë të trajnuar profesionalisht nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë u shpjeguan mënyrën e lëvizjes në komunikacion, duke theksuar rëndësinë e respektimit të shenjave të komunikacionit.
Më 04.11.2026, zyrtarë policorë nga SPB Veles morën pjesë në një tribunë të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Veles. Së bashku me përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Veles dhe punonjës shëndetësorë, mbajtën ligjërata edukative për disa tema, në kuadër të programit të Këshillit për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve. Me këtë rast, nxënësit u njohën me mënyrat e identifikimit dhe parandalimit të dhunës mes bashkëmoshatarëve, përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit, mënyrat e mbrojtjes dhe pasojat e sëmundjeve të varësisë, si dhe mënyrën se si të jenë pjesëmarrës të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion. Gjithashtu, u promovuan sporti dhe aktivitetet sportive në përditshmërinë e tyre si mënyrë e shëndetshme jetese dhe zhvillimi i ndjenjës së empatisë, përgjegjësisë dhe miqësisë.
Sot zyrtarë policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan një aktivitet parandalues në komunikacion me moton „Mos harroni, të gjithë jemi këmbësorë, tregoni përgjegjësi në komunikacion”, ku theksi kryesor iu kushtua këmbësorëve. Si pjesëmarrës aktivë në komunikacion, edhe ata kanë detyrim të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit. Në kuadër të aktivitetit, këmbësorëve iu theksua se rrugën duhet ta kalojnë vetëm në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, të mos përdorin kufje dhe telefona celularë gjatë kalimit, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur lëvizin në zona të pandriçuara, si dhe iu dhanë një sërë këshillash të tjera. Në zonën e Velesit, sot u realizua edhe një aktivitet tjetër parandalues në komunikacion, me qëllim sensibilizimin e shoferëve për rrezikun që marrin përsipër nëse drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit. Atyre iu theksua se alkooli i zvogëlon ndjeshëm aftësitë e drejtimit të automjetit, i dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Zyrtarë policorë nga NJPB Kavadar realizuan sot një aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Bëhuni gati për udhëtim të sigurt në dimër”. Gjatë aktivitetit, shoferëve iu bë e ditur se së shpejti do të hyjë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, me qëllim ngritjen e vetëdijes për nevojën dhe detyrimin e përdorimit të pajisjeve dimërore si kusht i rëndësishëm për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Ndërkaq, në zonën e Negotinës, sot u realizua një aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Përdorni rripin e sigurisë”. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua detyrimi për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë në automjete, si dhe respektimi i vazhdueshëm i të gjitha rregullave dhe dispozitave të komunikacionit. Gjithashtu, iu bë e ditur se përdorimi i rripit të sigurisë është detyrim ligjor si për shoferët, ashtu edhe për pasagjerët, me qëllim rritjen e sigurisë personale.
Në zonën e Çashkës dhe fshatrave përreth, Lisiçe, Vranovc i Sipërm, Drenovë dhe Izvor, dje u realizua një aktivitet parandalues, në kuadër të të cilit qytetarët u informuan për të drejtat e tyre dhe masat mbrojtëse në rastet e formave të ndryshme të dhunës në familje. Gjithashtu, iu theksua rëndësia e raportimit në kohë të të gjitha formave të dhunës.
Më 04.11.2026, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në rajonin SP KP Qendër dhe SP KP Çair, realizoi tri punëtori edukative dhe një tribunë. Njëra nga punëtoritë u mbajt me nxënësit e Klubit për Parandalim, të përbërë nga nxënës të klasave të gjashta deri në të tetat të shkollës fillore komunale „Kiro Gligorov”, me temat „Parandalimi i dhunës mes bashkëmoshatarëve – bullizmi” dhe „Parandalimi i varësive”. Në shkollën fillore komunale „Panajot Ginovski”, me nxënësit e klasës së dytë, u realizuan dy punëtori edukative në kuadër të planit „T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, me qëllim njohjen e tyre me rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, si dhe kultivimin e kulturës së komunikacionit që në moshë të hershme. Gjithashtu, me nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme shtetërore të qytetit të Shkupit „Dr. Pançe Karagjozov”, u realizua një tribunë me temën „STOP dhunës mes bashkëmoshatarëve, dhunës në ngjarjet sportive dhe parandalimit të varësive”.
Nxënësit e pranishëm, përmes komunikimit interaktiv, u njohën me format e ndryshme të dhunës, fizike dhe psikologjike, me atë se çfarë përfaqëson dhuna mes bashkëmoshatarëve – bullizmi dhe bullizmi kibernetik, format e sjelljes agresive ndërmjet të rinjve, si dhe dukuritë antisociale dhe devijante, përkatësisht varësitë, të cilat rrezikojnë seriozisht sigurinë e nxënësve. Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrave të identifikimit, shmangies dhe raportimit të këtyre dukurive, si dhe autorizimeve ligjore të zyrtarëve policorë dhe dispozitave ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përshtatura sipas moshës së nxënësve. Nxënësve të pranishëm iu shpërndanë edhe fletushka me mesazhe edukative: „STOP bullizmit – askush nuk meriton të ndihet i pavlerë dhe i pasigurt”.

Accessibility Menu