Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt, parandalimin e dhunës dhe varësive, si dhe përballimin e situatave të krizës

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt, parandalimin e dhunës dhe varësive, si dhe përballimin e situatave të krizës
Sot (02.10.2026), punonjës policorë nga Njësia Policore në Çashkë realizuan aktivitetin parandalues „Mos u bëj dëshmitar i heshtur“, gjatë të cilit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u informuan për dukuritë e dhunës në familje, masat për mbrojtje dhe mënyrat se si mund të identifikohet dhuna psikologjike, si dhe për atë se çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në një situatë ku janë dëshmitarë të dhunës.
Në Kavadar, ndërkaq, u realizua aktiviteti parandalues „Thuaji jo drogës“, me qëllim informimin për pasojat e dëmshme të sëmundjeve të varësisë, si dhe për mënyrat dhe metodat që duhet të përdoren dhe zbatohen në përballimin e këtij lloji të dukurive devijante.
Punonjës policorë të SPB Veles dhe Zyra Policore Gradsko zhvilluan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga vjedhjet dhe për përmirësimin e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet komunitetit lokal dhe punonjësve policorë. Në kuadër të tyre, qytetarët u njohën me mënyrat për rritjen e nivelit të sigurisë së tyre personale dhe të pronës. Në territorin e Velesit dhe Negotinës, sot u realizuan edhe aktivitete parandaluese në fushën e komunikacionit, ku theksi u vu në rrezikun e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjeteve dhe pasojat që mund të shkaktohen nga drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit. Drejtuesve të automjeteve iu theksua se janë të detyruar të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me qëllim pjesëmarrje të sigurt dhe të qëndrueshme në trafik.
Ndërkaq, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit në Shtip dhe Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, i përqendruan aktivitetet parandaluese në pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion të këmbësorëve dhe drejtuesve të motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë.
Në SHFK „Shën Kliment Ohridski“ në Dellçevë, punonjës policorë të Stacionit Policor Dellçevë dhe Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje u shpjeguan fëmijëve se si të lëvizin në mënyrë të sigurt në trafik, përkatësisht si të arrijnë në mënyrë të sigurt nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.
Dje (01.10.2026), në kompaninë „Kostal“ në Ohër, Seksioni për Parandalim pranë SPB Ohër, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq, Qendra për Menaxhimin me Kriza, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, Ndihma e Shpejtë Mjekësore, si dhe shërbime të tjera, realizuan një ushtrim demonstrues për evakuim në kushte të një tërmeti dhe zjarri.U shtrimi kishte karakter parandalues, me qëllim koordinimin dhe veprimin e përbashkët më efikas të ekipeve të shërbimeve kompetente për reagime të shpejta dhe efektive gjatë tërmeteve dhe zjarreve, si dhe për zvogëlimin e pasojave negative të këtyre dukurive..

Accessibility Menu