Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik, parandalimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe çdo forme tjetër të dhunës, mbrojtjen nga deliktet pronësore, si dhe sjellje të sigurt dhe të përgjegjshme gjatë sezonit të gjuetisë

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik, parandalimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe çdo forme tjetër të dhunës, mbrojtjen nga deliktet pronësore, si dhe sjellje të sigurt dhe të përgjegjshme gjatë sezonit të gjuetisë
Sot (11.11.2026), në rajonin e SPB Velesit u realizuan katër aktivitete parandaluese për siguri në trafik. Në Veles, shoferëve iu tërhoq vëmendja për rëndësinë e kontrollit të rregullt të rregullsisë teknike të automjeteve, ndërsa në Çashkë aktiviteti u përqendrua në rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurisë. Në Gradsko, aktiviteti u zhvillua me temën „Ngasja e shpejtë shqetëson, ngasja e shpejtë vret“, me ç'rast shoferëve iu theksua detyrimi për përshtatjen e shpejtësisë sipas sinjalizimit rrugor dhe kushteve të rrugës, si dhe respektimi i vazhdueshëm i të gjitha rregullave dhe dispozitave të tjera të komunikacionit. Ndërkaq, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Trafik pranë SPB Veles realizuan aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Përdorni pajisjet dimërore“, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së shoferëve për nevojën dhe detyrimin e përdorimit të pajisjeve dimërore, si një parakusht i rëndësishëm për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Në Çashkë u realizua gjithashtu aktivitet parandalues me temën „Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj“, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen nga deliktet pronësore, veçanërisht nga vjedhjet e rënda në automjete. NJPB Negotinë realizoi aktivitet parandalues në objektet ku organizohen lojëra të fatit, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për respektimin e vazhdueshëm të dispozitave ligjore, veçanërisht të ndalimit të hyrjes së personave të mitur dhe nevojës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Ligjërata edukative për mbrojtjen nga dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike për nxënësit e shkollave fillore „Bllazhe Koneski“ në Veles dhe „Dimka Angelov Gaberot“ në fshatin Sopot, rajoni i Kavadarit, u mbajtën nga zyrtarë policorë të SPB Veles dhe NJPB Kavadar. Nxënësit u njohën me format e ndryshme të sjelljes së dhunshme, mënyrat e manifestimit të tyre, si dhe pasojat që mund të shkaktojnë. Gjithashtu, atyre iu shpjeguan metodat për parandalimin në kohë dhe përballimin e kësaj forme të sjelljes devijuese tek të rinjtë.
Dje dhe sot, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në rajonin e komunave Qendër, Aerodrom, Çair dhe Draçevë, realizoi pesë punëtori edukative dhe dy tribuna. Në shkollat fillore „11 Tetori“ dhe „Jashar Bej Shkupi“ u realizuan dy punëtori edukative me temën „T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion“. Në shkollën fillore „Rajko Zhinzifov“ u realizua një punëtori edukative me temat „Parandalimi i dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve – bullizmi“ dhe „Parandalimi i varësive“. Gjithashtu, me nxënësit e shkollave të mesme „Josip Broz Tito“ dhe „Dimitar Vllahov“ u mbajtën tribuna me temën „Stop dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve, dhunës në ngjarjet sportive dhe parandalimit të varësive“. Nxënësve të pranishëm iu shpërndanë edhe fletushka me mesazhe edukative.
Dje (10.11.2026), në Shkollën e Mesme Bujqësore Shtetërore „Mosha Pijade“ në Tetovë, Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë filloi realizimin e një projekti të ri edukativo-parandalues me moton „Mësoj, jap provimin, ngas“, në kuadër të të cilit janë paraparë ligjërata për nxënësit e vitit të tretë nga të gjitha shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar, me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe ngritjes së kulturës së komunikacionit tek të rinjtë. Edukimi në trafik dhe krijimi i shprehive të drejta që në moshë të hershme janë rruga kryesore drejt sigurisë afatgjatë në rrugë. Gjatë ligjëratës, nxënësit u njohën me rregullat dhe dispozitat më të rëndësishme të komunikacionit, detyrimet ligjore për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, si dhe dispozitat ndëshkuese të parapara për kundërvajtjet.
Ligjëratë edukative me të njëjtën temë sot u mbajt edhe në shkollën e mesme „Kole Nehtenin“ në Shtip. Ndërkaq, në Berovë u realizua aktivitet me temën „Nëse pi, mos vozit“ dhe „Nëse vozit, mos pi“. Në Vinicë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Vinicë realizuan një fushatë edukative me moton „Të mbrohemi nga vjedhjet e xhepave“, e cila u zhvillua përmes takimeve me qytetarët, të cilëve iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje nga veprat penale kundër pronës, si vjedhjet me dhunë, grabitjet, vjedhjet e pacipa dhe vepra të tjera penale.
Në zonën qendrore të qytetit të Dellçevës, zyrtarët policorë realizuan një fushatë edukative me motot „Mos u bëj dëshmitar i heshtur“ dhe „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë“. Gjatë takimeve me qytetarët, atyre iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje dhe udhëzime se ku mund të kërkojnë ndihmë dhe si ta njohin dhunën, si dhe informacione se si të veprojnë nëse gjenden në një situatë ku janë dëshmitarë të ndonjë forme të dhunës. Qëllimi kryesor është forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Sot (11.11.2026), përfaqësues të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilluan një takim pune me drejtuesin e Shoqatës së Gjuetarëve „Mali i Sharrit“, ku në fokus ishte siguria gjatë sezonit të gjuetisë dhe respektimi i dispozitave ligjore.Në takim u theksua nevoja për respektimin e vazhdueshëm të Ligjit për Gjuetinë dhe Ligjit për Armët, me theks të veçantë në përdorimin e drejtë dhe të sigurt të armëve të zjarrit.
Nga SPB Tetovë u apelua që gjuetarët të mbajnë dhe përdorin detyrimisht vetëm armë për të cilat posedojnë lejen përkatëse për posedim dhe mbajtje. Gjithashtu, para ndërmarrjes së çfarëdo veprimi me armën, gjuetarët janë të detyruar ta identifikojnë me siguri objektivin dhe të kenë kujdes për praninë e mundshme të gjuetarëve të tjerë, alpinistëve apo bujqve në vendet e gjuetisë. SPB Tetovë u bën apel të gjithë gjuetarëve që të sillen me përgjegjësi, me qëllim të parandalimit të pasojave të padëshiruara dhe garantimit të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në gjueti dhe qytetarëve

Accessibility Menu