Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e keqpërdorimit të armëve

Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e keqpërdorimit të armëve
Sot (08.04.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles, në SHFK “Bllazhe Koneski” dhe SHFK “Gjimnazi Koço Racin” në Veles, realizuan ligjërata edukative në kuadër të fushatës “Jeta nuk ka rinisje – arma nuk është lodër”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te popullata e re për rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta, dhe realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. Përmes prezantimeve dhe komunikimit interaktiv, nxënësve u theksuan pasojat e dëmshme nga keqpërdorimi i armëve. Fushata synon parandalimin e sjelljes së dhunshme te të rinjtë, zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe në mënyrë paqësore, si dhe forcimin e bashkëpunimit të institucioneve në veprimin e tyre dhe arritjen e qëllimit për rritjen e sigurisë, veçanërisht te popullata e re.
Gjithashtu, sot u realizuan aktivitete parandaluese edhe në fushën e trafikut. Nëpunës policorë nga NJPB për siguri në komunikacion pranë SPB Veles realizuan aktivitet parandaluese me temë “Drejto me vetëdije, drejto me përgjegjësi”, duke u theksuar shoferëve detyrimin për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, ndërsa në territorin e NJPB Negotinë u realizua aktivitet me temë “Vendos rripin e sigurisë”.
Në fshatrat Lisicë, Melnicë dhe Vranovc, komuna e Çashkës, nëpunës policorë nga NJPB Çashkë realizuan aktivitet me temë “Drejto në mënyrë të sigurt makineritë bujqësore”, ndërsa nëpunës policorë nga NJPB Kavadar realizuan aktivitet parandaluese kushtuar këmbësorëve, duke u treguar rregullat për lëvizje të sigurt, si kategoria më e rrezikuar e pjesëmarrësve në komunikacion.
Fushatë parandaluese për ngritjen e vetëdijes për nevojën e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit realizuan edhe nëpunësit policorë nga NJPB Berovë në Berovë.
Nëpunësit policorë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare – Lindje dhe NJPB Dellçevë realizuan gjithashtu një punëtori edukative me nxënës nga SHFK “M.M. Brico” – Dellçevë, me temë: “Parandalimi i trafikimit me njerëz”.

Accessibility Menu