Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë dhe SPB Shtip për trafik të sigurt dhe kremtim të sigurt të festave

Aktivitete parandaluese të SPB Tetovë dhe SPB Shtip për trafik të sigurt dhe kremtim të sigurt të festave
Sot (23.10.2026), në afërsi të pikëpagesës rrugore Zhelinë dhe të pikëpagesës rrugore Tetovë, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, së bashku me nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Tetovë, realizuan aktivitet parandalues në kuadër të fushatës „Alkooli dhe timoni nuk janë kombinim i mirë“. Qëllimi kryesor i fushatës është ngritja e vetëdijes së shoferëve për rreziqet dhe pasojat që sjell drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë aktivitetit, shoferëve që merrnin pjesë në trafik iu shpërndanë fletushka edukative-informative, të përgatitura në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshillit Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Fakultetit të Sigurisë në Shkup.
Dje (22.10.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë mbajtën një ligjëratë edukative-parandaluese me temë „Rregullat për këmbësorët e vegjël“ në shkollën fillore komunale „Goce Dellçev“ në Tetovë.
Aktiviteti iu dedikua nxënësve më të vegjël, me qëllim të krijimit të shprehive të duhura të sjelljes në trafik që në moshë të hershme. Gjatë ligjëratës interaktive, të përshtatur për moshën e tyre, nxënësit u njohën me rregullat themelore për pjesëmarrje të sigurt në trafik. Të gjithë nxënësve të pranishëm iu shpërndanë materiale edukative për sigurinë në trafik, me titull „Siguria është mësimi më i rëndësishëm“, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor (KRSHTR).
Më 23.10.2026, në Shtip dhe Probishtip, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, së bashku me nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Shtip dhe nga Stacioni Policor Probishtip, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, realizuan një fushatë parandaluese me temë „Festo me dinjitet, sigurt dhe me përgjegjësi“. Gjatë takimeve me qytetarët, atyre iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, të orientuara drejt përmirësimit të sigurisë, parandalimit të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit, si dhe sjelljes së përgjegjshme në trafik.

Accessibility Menu