Më 23.10.2026, në dalje të qytetit të Shkupit, në territorin e Stacionit Policor Gazi Babë dhe para pikës së pagesës rrugore Petrovec, nëpunës policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizuan aktivitet parandalues në fushën e komunikacionit. Me këtë rast, në kuadër të fushatave „Bëhu i përgjegjshëm – përdor rripin e sigurisë“, „Mos përdor telefon celular gjatë drejtimit të automjetit“ dhe „Qytet i sigurt për pjesëmarrës të sigurt në komunikacion“, në komunikim të drejtpërdrejtë me shoferët u theksua nevoja për respektimin e plotë të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit.
Gjatë aktiviteteve, shoferëve iu shpërnda material edukativ i përgatitur nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.