Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitetet parandaluese të SPB Tetovë

Aktivitetet parandaluese të SPB Tetovë

Dje (15.05.2025) nëpunësit policorë të SP për SKRR Tetovë në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, realizuan një ligjëratë edukative me studentët e Fakultetit Juridik, programi - kriminalistikë, me ç’rast u zhvillua një prezantim praktik (simulim) lidhur me këqyrjen e vendit të ngjarjes të aksidentit rrugor dhe sigurimin e vendit të ngjarjes të aksidentit rrugor.
Në kuadër të ligjëratës, studentëve të pranishëm iu prezantuan disa nga pajisjet, si dhe një pjesë nga e gjithë procedura për këqyrjen e vendit të ngjarjes të një aksidenti trafiku. Gjithashtu, dje, nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Tetovë, së bashku me përfaqësuesit e Këshillit komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve, mbajtën ligjërata edukative për maturantët e shkollave të mesme, përkatësisht për nxënësit e klasës së nëntë, në shkollat fillore komunale "Vëllezërit Migjeni" dhe "Besa" në Tetovë, me temat "Kremtime të sigurta" dhe "Dhuna midis bashkëmoshatarëve".
Gjithashtu, me kërkesë të përgjegjësve në çerdhen private “Sonce” në fshatin Bërvenicë, nëpunësit policorë nga policia rrugore dje zhvilluan një aktivitet edukativ me temën - “Kultura e komunikacionit dhe siguria në komunikacion”, në të cilin fëmijëve parashkollorë iu prezantuan informacionet dhe rregullat më të rëndësishme të komunikacionit që kanë të bëjnë për ta si këmbësorë - pjesëmarrës në komunikacion.

Accessibility Menu