Këto ditë në rajonin e Strumicës, nëpunës poliorë nga Seksioni për parandalim dhe Stacioni Policor i Strumicës kanë realizuar disa aktivitete parandaluese që synojnë mbajtjen e sigurt të krmtimeve të maturës. Përveç ligjeratave edukative në shkolla, u zbatuan edhe aktivitete parandaluese që synonin maturantët si shoferë fillestarë, si dhe shoferët që do të jenë të pranishëm në kremtimet private të maturës.
Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe duke shpërndarë fletëpalosje me përmbajtje edukative të përgatitura nga KRSKRR, nëpunësit policorë i këshilluan ata të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të ngasin automjetet me përgjegjësi gjatë kremtimeve të maturës.