Sot (19.05.) nëpunësit policorë nga Sektori i parandalimit pranë SPB Kumanovë në bashkëveprim me nëpunësit policorë të SP për SKRR Kumanovë zhvilluan një aktivitet parandalues dhe edukativ nga fusha e sigurisë në komunikacion në zonën e vendit "Parku Sokolana" në Kumanovë.
Në atë rast, aktiviteti u përqendrua tek ngasësit e motoçikletave si pjesëmarrës në trafik, dhe në komunikim të drejtpërdrejtë nëpunësit policorë u treguan për rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë, siç është mbajtja e detyrueshme e helmetave. Njëherësh, fletëpalosje edukative të prodhuara në bashkëpunim me KRSKRR-në u shpërndanë për shoferët e motoçikletave dhe mopedëve.