Njësia për Parandalim pranë SPB Shtip, dje (12.07.), në bashkëpunim me Policinë Pyjore – Njësia Rajonale Shtip, realizoi aktivitete parandalues në disa lokacione në komunën Karbincë dhe në rajonin e malit Plaçkovicë, në përputhje me planet parandalues për mbrojtje nga zjarret në ambiente të hapura, si dhe lidhur me masën për ndalim të plotë të lëvizjes nëpër pyje dhe tokë pyjore.
Nën moton – “Pyjet janë pasuria jonë më e madhe”, në komunikim të drejtpërdrejtë me popullatën lokale dhe qytetarët vizitorë në këto zona, nëpunësit policorë informuan për rreziqet dhe pasojat nga zjarret në pyje. Qytetarëve gjithashtu u janë shpërndarë fletushka me përmbajtje edukative të përgatitura në bashkëpunim me NP “Pyjet Nacionale”.
Nëpunësit policorë paraqitën edhe shembuj konkretë dhe këshilla praktike për mbrojtje dhe parandalim në kohë nga zjarret, dhe veçanërisht u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe komunikimit të shpejtë me policinë, para së gjithash përmes raportimit të saktë dhe të shpejtë në numrin pa pagesë 112, si dhe respektimi i masës për ndalimin e lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore.