Sot (20.06.2025), si pjesë e fushatave gjithëpërfshirëse për avancimin e kulturës së trafikut, në dalje të qytetit në rajonin e stacionit policor Gazi Babë u mbajt një aktivitet parandalues-aedukativ trafiku për shoferët konform fushatës ,,Vendosni rripin’’. Ngjarja u organizua nga KRSKRR dhe Njësia e parandalimit pranë SPB Shkup, në mënyrë që të rrisë vetëdijen e sigurisë për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në trafik.
Njëherësh u shpërnda material edukativ me këshilla praktike për trafikun.
Gjithashtu sot (20.06.2025), nëpunësit policorë nga stacionet policore Kisella Vodë dhe Draçevë, në bashkëpunim me NP "Pyjet kombëtare"- Ekonomia rajonale pyjore Karaxhicë- Shkup, në fshatin Patishka Rekë, f. Dërzhilovë, f. Jabollcë, f. Batinc, f.Studeniçan, f. Moran dhe f. Zelenikovë zbatuan aktivitet parandalues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe kundër prerjeve të paligjshme. Takimet u mbajtën me popullsinë lokale dhe vozitësit dhe në komunikim të drejtpërdrejtë iu shpjegua nevoja për sjellje të kujdesshme kur lëvizin në pyll, duke eleminuar rreziqet e mundshme të shkaktimit të zjarreve në pyje.
Në të njëjtën kohë, u shpërndanë fletëpalosjet me përmbajtje edukative, për pasojat ligjore dhe parandalimin e zjarrit në hapësirat e hapura dhe parandalimin e zjarreve pyjore, si dhe mbrojtjen kundër prerjeve të paligjshme duke denoncuar me kohë në numrin e telefonit 112.