Sot (19.11.2025) në ambientet e SPB Veles, në organizimin e Seksionit për parandalim pranë SPB Veles u realizua një aktivitet parandalues - edukativ për fëmijët e kopshtit "Dimçe Mirçev" nga Velesi. Fëmijët e moshës parashkollore, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe miqësisë, u njohën me rëndësinë e profesionit të nëpunësit policor dhe çka do të thotë për sigurinë e qytetarëve, si dhe me punën e policisë së trafikut dhe rëndësinë e rregullave të trafikut.
Po ashtu, fëmijët patën mundësinë të shohin një pjesë të mjeteve teknike, pajisjeve dhe automjeteve që nëpunësit policorë i përdorin në veprimtarinë e tyre të përditshme. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është afërsia e policisë me fëmijët si kategorinë më të re të qytetarëve dhe pranimi i nëpunësve policorë si miq që kujdesen për sigurinë e tyre. Në shenjë të bashkëpunimit të suksesshëm, SPB Veles mori një falënderim nga ekipi drejtues i kopshtit dhe në periudhën e ardhshme, është parashikuar të realizohen edhe një sërë aktivitetesh edukative.