Sot (08.03.2026), në pikë pagesën Petrovec në autostradën Shkup–Veles, në kuadër të shënimit të festës së gruas “8 Marsi”, Njësiti Mobil pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, realizoi një fushatë parandaluese-edukative me moton “Vozit me përgjegjësi – bëhu shembull i gruas shofere”. Qëllimi i aktivitetit është nxitja e vetëdijes tek të gjitha gratë pjesëmarrëse në komunikacion për respektimin e rregullave dhe rregulloreve.
Shoferëve u janë shpërndarë materiale edukative – fletushka, mbajtëse çelësash dhe dhurata të vogla, me theks që të mos drejtojnë automjete nëse konsumojnë alkool. Gjithashtu, drejtuesit janë informuar për pasojat e dëmshme që mund të shkaktohen nëse drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit, duke theksuar se çdo drejtues që ka konsumuar alkool dhe drejton automjet do të sanksionohet.