Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MPB, OKTA dhe KRSKRR me aktivitet të përbashkët parandalues në kuadër të fushatës „Unë kujdesem“

MPB, OKTA dhe KRSKRR me aktivitet të përbashkët parandalues në kuadër të fushatës „Unë kujdesem“
Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OKTA-n dhe Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr), dje në pikën e karburantit të OKTA-s në Karposh realizoi një aktivitet të përbashkët parandalues, përmes të cilit mesazhin „Unë kujdesem“, si pjesë e fushatës aktuale me po këtë emër, ia bëri të afërt qytetarëve.
Përmes aktiviteteve praktike dhe interaktive, vizitorët patën mundësinë të binden nga afër se sa mund të ndikojë konsumimi i alkoolit në perceptimin, koordinimin dhe aftësinë për të bërë vlerësime të sakta. Me ndihmën e syzeve speciale që simulojnë efektet e alkoolit, pjesëmarrësit kryen lëvizje të thjeshta dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kuptuan rreziqet e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në kuadër të aktivitetit, qytetarët biseduan me përfaqësues të MPB-së dhe KRSKRr-së për rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme në komunikacion, respektimin e rregullave dhe kontributin personal në parandalimin e aksidenteve rrugore. Ngjarja u shoqërua edhe me dhurata për vizitorët dhe program muzikor.
Siguria në komunikacion fillon me përgjegjësinë personale të secilit prej nesh. Përmes aktiviteteve të tilla parandaluese, vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin për rreziqet në komunikacion dhe të rikujtojmë se vetëm një moment pakujdesie mund të ketë pasoja serioze.
#UnëKujdesem – Ki kujdes që të mbërrish. Që të mbërrijmë të gjithë.

Accessibility Menu