Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Të mbrojmë pyjet nga zjarret dhe prerjet e jashtëligjshme", aktivitete parandaluese të QRÇK Veri

"Të mbrojmë pyjet nga zjarret dhe prerjet e jashtëligjshme", aktivitete parandaluese të QRÇK Veri

Sot (29.05.) nëpunësit policorë të SP me KP Popova Shapkë pranë QRÇK Veri në zonën e fshatrave Shipkovicë, Brodec, Veshallë dhe Bozovc realizuan një aktivitet parandalues i orientuar në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe në parandalimin e prerjeve të jashtëligjshme të pyjeve. Në komunikim të drejtpërdrejtë me banorët e këtyre vendbanimeve u treguan shkaqet dhe pasojat e zjarreve në pyje, si dhe sanksionet ligjore në lidhje me prerjet e jashtëligjshme të pyjeve.

Përndryshe, gjatë muajit të kaluar, në disa raste në rajonin e SP me KP Popova Shapkë, nga ana e nëpunësve policorë u realizua aktiviteti parandalues me fokus në parandalimin e zjarreve dhe prerjeve të jashtëligjshme të pyjeve. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetare, dhe gjatë tyre u shpërndanë edhe fletushka edukative, të përpiluara në bashkëpunim me NP "Pyjet nacionale", me moton - "Të mbrojmë pyjet nga zjarret dhe prerjet e jashtëligjshme".

Accessibility Menu