Më 16.09.2025 në orën 14:00 në pikën pagesore "Preod" në autostradën Shkup-Shtip, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë dhe NJPB Koçan i privuan nga liria A.M. (26) dhe B.D. (25), të dy nga Koçani. Gjatë kontrollit ndaj tyre dhe në automjetin e pasagjerëve "Seat" me targa të Vinicës, në të cilin po transportoheshin, janë gjetur dhe sekuestruar një materie kokërrzore e bardhë dhe para në vlera të ndryshme.
Është njoftuar prokurori publik dhe të dy janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditë, për ç'shkak janë shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Kumanovë për vuajtjen e masës.