Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Thirrje për botimin e punimeve në Revistën Shkencore Ndërkombëtare "Siguria"

Thirrje për botimin e punimeve në Revistën Shkencore Ndërkombëtare "Siguria"
Të nderuar,
 
Me kënaqësi të veçantë Ju informojmë se Këshilli redaktues i Revistës Shkencore Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme "Siguria" këtë vit mori vendim për shpalljen e Thirrjes për dorëzimin e punimeve shkencore dhe profesionale në revistë për Numrin 10 për vitin 2025.
 
Inkurajimi i mendimit shkencor nga fusha e sigurisë së vendit, në rajon, por edhe më gjerë, do të jetë me rëndësi të veçantë për modernizimin e sektorit të sigurisë në tërësi, ndërsa MPB si një institucion qendror në sistemin e sigurisë e njeh përgjegjësinë e saj dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zhvilluar një forcë policore që do të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët, një garant i paqes dhe stabilitetit në vend dhe një mbrojtës i Kushtetutës dhe ligjeve.
 
Me një angazhim të fuqishëm për zhvillimin e mendimit shkencor në fushën e sigurisë, i inkurajojmë të gjithë autorët e interesuar të paraqesin punimet e tyre me rezultatet e hulumtimeve më të fundit, postulatet teorike dhe arritjet praktike në fushën e sigurisë, policisë, kriminalistikës, kriminologjisë, penale-juridike, ekonomike, juridike ose shkencave të tjera që janë të rëndësishme për zhvillimin e policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në tërësi.
 
Për më shumë informacion, Ju lusim shihni thirrjen për shpalljen e punimeve në linkun e mëposhtëm
 
Për të gjitha informacionet shtesë, pyetjet ose sugjerimet mund të drejtoheni në adresën elektronike të revistës spisanie@moi.gov.mk.
 
Përshëndetje të përzemërta,
Prof. Dr. Nikola Dujovski
Kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i RNSH "Siguria"

Accessibility Menu