Më 17.09.2025 në orën 19:30 në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, nëpunës policorë e privuan nga liria K.S.G. (40) dhe J.S. (32), të dy nga Republika Federale e Gjermanisë. Më parë, gjatë verifikimeve kufitare janë kryer edhe kontrolle në automjetet e tyre, me ç'rast në automjetin "Fiat Kapron" me targa kombëtare zvicerane, të drejtuar nga K.S.G., janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, 36 tableta, 189 kapsula dhe një thërrmuese. Ndërsa, në automjetin "Folksvagen Turan" me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga J.S., është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Të dy janë shoqëruar dhe ndaluar në SPB të Kumanovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.