Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Rritja e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për realizimin e operacioneve ajrore

Rritja e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për realizimin e operacioneve ajrore
Në periudhën nga 20 deri më 24 prill, në Qendrën e Trajnimit – Idrizovë, pjesëtarët e Departamentit të Njësiteve Ajrore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të aktiviteteve të projektit EU Twinning Light “Forcimi i kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për realizimin e operacioneve ajrore”, po marrin pjesë në një trajnim që realizohet nga zëvendësdrejtori i ENAC – Ente Nazionale per l’Aviazione Civile (Agjencia e Aviacionit Civil të Italisë), z. Fabio Nikolai, së bashku me ekspertë italianë të aviacionit.
Projekti Twinning zyrtarisht ka filluar në janar të vitit 2026 dhe do të realizohet në një periudhë prej 10 muajsh, me mbështetje të drejtpërdrejtë logjistike dhe administrative nga Eutalia dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë një rol kyç në realizimin e suksesshëm të tij.
Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve operative të Departamentit të Njësiteve Ajrore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast realizimi i operacioneve ajrore do të ngrihet në nivel të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, ndërsa njëkohësisht do të rritet siguria dhe efikasiteti i aktiviteteve policore.
Departamenti i Njësiteve Ajrore ka një rol kyç në realizimin e misioneve të shpëtimit, përballimin e zjarreve, luftën kundër kriminalitetit, si dhe në mbështetjen e aktiviteteve të tjera policore.
Në këtë drejtim, përmes këtij projekti, Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon përkushtimin e saj për avancimin e standardeve dhe praktikave evropiane, me qëllimin përfundimtar – rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Accessibility Menu