Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot kryesonte me mbledhjen e 14-të të Nëngrupit Punues të Sektorit “Punët e Brendshme”

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot kryesonte me mbledhjen e 14-të të Nëngrupit Punues të Sektorit  “Punët e Brendshme”

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot kryesonte me mbledhjen e 14-të të Nëngrupit Punues të Sektorit “Punët e Brendshme”, i cili paraqet forum për bashkëpunim ndërinstitucional për realizimin e detyrave në nivel ekspertësh, të lidhura me formulimin dhe implementimin e politikave nacionale të sektorit, përfshirë edhe ato relevante për integrimin në BE, si dhe shfrytëzimin e ndihmës së donatorëve dhe instrumentit për ndihmë para-aderimit (IPA).

 

Në ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ambasadave, si dhe anëtarë të nëngrupit punues të institucioneve me kompetenca për zbatimin e ligjit.

 

Në fjalimin e tij, zëvendësministri Iseni theksoi se ministria po punon pa ndalur dhe me përkushtim për zbatimin e prioriteteve kryesore të reformave, të cilat janë parakusht i domosdoshëm për përparim në procesin e integrimit evropian. Sot mund të konstatojmë se janë arritur rezultate të rëndësishme, veçanërisht në fushën e reformave të sistemit të sigurisë dhe atij të inteligjencës, forcimin e kapaciteteve për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe avancimin e sundimit të ligjit, theksoi Iseni.

 

Nga ana e tij u shpreh mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Ndihmë Para-Aderimit. Përmes programit IPA 3, vitet e kaluara janë zbatuar projekte të shumta që kanë kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve institucionale – njerëzore, teknike dhe infrastrukturore. Kjo mbështetje ka rëndësi thelbësore për modernizimin e ministrisë dhe përafrimin e saj me standardet evropiane, theksoi Iseni.

 

Në mbledhje u prezantuan dokumentet strategjike të planifikimit, treguesit dhe dokumentet programore. Më tej u prezantua portofoli i projekteve të cilat momentalisht po implementohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe projektet që do të fillojnë në periudhën e ardhshme, të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe nga donatorët e tjerë.

 

Në përfundim, zëvendësministri Iseni shqyrtoi aspektet kryesore lidhur me agjendën reformuese, analizën e rekomandimeve të raporteve vjetore të Komisionit Evropian, si dhe konkluzionet e dala nga procesi i skriningut, me ç’rast edhe një herë shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që e marrim nga Bashkimi Evropian.

Accessibility Menu