Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekuestrohen mbi 40 tonë drogë, aksioni vazhdon

Sekuestrohen mbi 40 tonë drogë, aksioni vazhdon

 
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se po vijon një aksion i gjerë, në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi e madhe marihuane. Te një person juridik në Shkup janë gjetur dhe sekuestruar rreth nëntë tonë marihuanë dhe mbi 1300 shishe vaj të prodhuar nga kanabisi (gjysmë-produkt). Ndërsa te persona juridikë në rajonin lindor janë sekuestruar mbi 31 tonë marihuanë dhe biomasë.
Në koordinim me Administratën Doganore dhe Komisionin kompetent për kontrollin e këtij lloji të veprimtarisë nga Ministria e Shëndetësisë, janë ushtruar kontrolle në disa persona juridikë, veprimtaria kryesore e të cilëve është kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore, si dhe bimëve për përdorim farmaceutik, ndërsa në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit , po merren masa dhe aktivitete për konstatimin e fakteve se vallë marihuana e sekuestruar së fundmi në Republikën e Serbisë, vjen nga shteti ynë.
Duke pasur parasysh se një nga personat e dyshuar dhe të ndaluar në Republikën e Serbisë është pjesë e strukturës pronësore të personit juridik nga Shkupi, janë kryer kontrolle dhe verifikime të detajuara të sasisë së gjetur në këtë person juridik, si dhe të dokumentacionit të plotë të gjetur në ambientet e tij. Në bazë të dokumentacionit të gjetur, nga ana e Komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë është përpiluar një procesverbal, në të cilin janë konstatuar një sërë parregullsish në punë dhe mospërputhje e madhe lidhur me sasitë që personi juridik i posedon, i prodhon, i furnizon dhe i nxjerr në qarkullim. Duke marrë parasysh parregullsitë e konstatuara dhe pas njoftimit nga Prokurori Publik kompetent, nga ambientet e personit juridik është marrë e gjithë sasia e marihuanës së gjetur. Gjithashtu, janë kryer kontrolle edhe në disa persona juridikë në rajonin lindor, ku po ashtu nga komisioni kompetent janë konstatuar parregullsi dhe mospërputhje lidhur me sasitë që personat juridikë i posedojnë, i prodhojnë, i furnizojnë dhe i nxjerrin në qarkullim, pas çka është konfiskuar sasia e gjetur.
Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me PTHP NKOK, ku është formuar një ekip i posaçëm për këtë rast dhe raste të ngjashme, do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.
MPB, pas përfundimit të aksionit dhe pas zbardhjes së plotë të rasteve, do të informojë opinionin në mënyrë të hollësishme.

Accessibility Menu