Më 07/08.02.2026, në Shkup, në periudhën prej orës 19:00 deri në 03:00, në zonën qendrore të qytetit, nga ana e nëpunësve policorë të DÇK Qendër dhe Bit Pazar u realizua një aksion kontrollues për sanksionimin e pranisë së të miturve në objekte hotelierike pas orës 24:00 dhe për shërbimin e të miturve me alkool. Në këtë rast, në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës u gjetën të mitur të cilët konsumonin alkool. Nga liria u privua një e punësuar 20-vjeçare në këtë objekt, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 204 të Kodit Penal – “shërbimi i të miturve me pije alkoolike”, është njoftuar Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzime përkatëse.