Nëpunës policorë nga SPB Dellçevë, pas informacioneve operative të siguruara paraprakisht, në bashkëpunim me inspektorë të pylltarisë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Policinë Pyjore, më 14 dhe 15.04.2026, në disa lokacione në Dellçevë dhe në fshatin Biglla, sekuestruan 19 metra kub dru të prerë në mënyrë të paligjshme, konkretisht 5,19 m³ dru pishe dhe 13,86 m³ dru dushku.
Drutë janë marrë nga Policia Pyjore në Dellçevë dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 69 të Ligjit për Pyjet ndaj një personi juridik – një punishte sharrimi në fshatin Biglla, në pronësi të V.S. (69) nga fshati Leski, si dhe kundër G.G. (65) dhe M.G. (69), të dy nga fshati Biglla.