Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Iseni në mbledhjen e parë të Komitetit për Investime Publike

Zëvendësministri Iseni në mbledhjen e parë të Komitetit për Investime Publike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot mori pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit për Investime Publike, e cila u mbajt në Ministrinë e Financave.

Në mbledhje fjalime hyrëse mbajtën kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, si dhe ministrja e Financave dhe njëherësh kryetare e Komitetit për Investime Publike, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Në kuadër të mbledhjes u shqyrtua Lista e ideve të propozuara për projekte, e dorëzuar tek institucionet, me ç’rast u diskutua mbi arsyeshmërinë, prioritetin dhe përputhshmërinë e tyre me objektivat strategjikë të shtetit. Komiteti miratoi Listën e ideve të vlerësuara dhe të miratuara të projekteve, e cila paraqet bazë për realizimin e mëtejmë të investimeve kapitale.

Sipas procedurës së përcaktuar, pas miratimit, Lista do t’i dorëzohet Qeverisë me qëllim të miratimit të Listës së parë përfundimtare prioritare të projekteve për investime publike, në përputhje me nenin 25 të Rregullores për menaxhimin e investimeve publike.

Pjesëmarrja e zëvendësministrit Iseni në këtë mbledhje konfirmon përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në proceset e planifikimit strategjik dhe realizimit të investimeve publike, veçanërisht në drejtim të avancimit të infrastrukturës së sigurisë dhe kapaciteteve institucionale.

Accessibility Menu