Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

I hiqet liria një burri nga Shkupi për shkak të "përdhunimit të fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet", është ngritur kallëzim penal dhe i është caktuar paraburgim

I hiqet liria një burri nga Shkupi për shkak të "përdhunimit të fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet", është ngritur kallëzim penal dhe i është caktuar paraburgim
Gjatë ditës së djeshme (27.04.2026) nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.Sh. (68) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet" sipas nenit 188 të Kodit Penal, përkatësisht sepse që nga viti 2023 e kishte detyruar një të mitur nga Shkupi për marrëdhënie seksuale, si dhe e kishte keqpërdorur edhe për regjistrim të video-materialeve me përmbajtje pornografike.
 
Pas sigurimit të materialit të përgjithshëm të provave, nga Njësiti për Krime të Dhunshme - Njësia për Krime Gjaku dhe Seksuale ndaj S.Sh. ka ngritur kallëzim penal me procedurë urgjente, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Accessibility Menu