Sot (27.04.2026), në rrugën “Panajot Ginovski” në komunën e Gjorçe Petrovit në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut në MPB, është privuar nga liria një shofer autobusi i markës “Mercedes” me targa të Shkupit, i ushtronte transportin publik të udhëtarëve pa poseduar leje të vlefshme drejtimi.
Ndaj shoferit Z.S. (54) nga Shkupi, si dhe ndaj pronarit të automjetit – subjekt juridik nga Shkupi, janë ndërmarrë masat përkatëse dhe do të përballen me sanksionet e parashikuara me ligj.
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.