Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksion i përforcuar i kontrollit për parakalime të parregullta – janë konstatuar 145 kundërvajtje

Aksion i përforcuar i kontrollit për parakalime të parregullta – janë konstatuar 145 kundërvajtje
Më 15.11.2026, në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00, në territorin e gjithë shtetit, Sektori i Çështjeve të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion të përforcuar të kontrollit, me fokus në zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që kryejnë parakalime të parregullta.
Gjatë kontrollit të realizuar janë konstatuar 145 kundërvajtje për parakalime të parregullta.
Gjithashtu, janë konstatuar edhe 271 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me zbatimin e kontrolleve në trafik dhe u bën apel shoferëve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos ndërmarrin manovra të rrezikshme dhe të parakalojnë vetëm në vende ku kjo lejohet dhe është e sigurt. Pjesëmarrja e përgjegjshme në trafik nënkupton kujdes për sigurinë personale dhe sigurinë e të tjerëve.

Accessibility Menu