Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 15 denoncime për dhunë në familje

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 15 denoncime për dhunë në familje
 
Më 15.11.2026, në orën 05:05, në rr. „7 Nëntori“ në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria H.K. (31) nga Ohri, pas denoncimit paraprak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
 
Më 15.11.2026, në orën 02:20, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip e kanë privuar nga liria G.S. (54) nga rrethina e Probishtipit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 61-vjeçare.
 
Më 15.11.2026, në orën 04:50, në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria Q.H. (32) nga rrethina e Gostivarit, pas denoncimit paraprak në orën 03:10 se rreth orës 00:30, në banesën e saj, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij 25-vjeçare nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar.
 
Më 14.11.2026, në orën 09:45, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria M.S. (59) nga rrethina e Strumicës, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 91-vjeçare, ndërsa vëllait të tij 63-vjeçar i kishte bërë kërcënime.
 
Më 14.11.2026, në orën 18:45, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Çegran e kanë privuar nga liria M.O. (37) nga rrethina e Gostivarit, pas denoncimit paraprak se në orën 12:30, në shtëpinë familjare, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 28-vjeçare.
 
Më 14.11.2026, në orën 17:50, në rr. „Jordan Jordanoski“ në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria B.B. (56) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se i kishte bërë kërcënime djalit të tij 31-vjeçar, V.B. (31), nga rrethina e Gostivarit.
Më 14.11.2026, në orën 16:50, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria V.R. (42) nga rrethinas e Strumicës, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 31-vjeçare.
 
Më 14.11.2026, në orën 16:40, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria Z.M. (62) nga rrethina e Strumicës, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 53-vjeçare.
Më 14.11.2026, në orën 14:15, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria një 33-vjeçare nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të ish-bashkëshortit të saj jashtëmartesor 36-vjeçar, se ajo e kishte sulmuar fizikisht. Më vonë, edhe ajo ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht prej tij.
 
Më 14.11.2026, në orën 17:55, në rr. „Korpusi 15“ në Ohër, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria V.B. (34) nga Shkupi, me qëndrim në Ohër, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare në Ohër kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
 
Më 14.11.2026, në orën 21:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.M. (19) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
 
Më 14.11.2026, në orën 15:20, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.I. (65) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak në orën 13:30, për shkak se më 13.11.2026, rreth orës 15:00, në shtëpinë familjare në territorin e Bit Pazarit, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 62-vjeçare. Sipas denoncimit, edhe ajo paraprakisht kishte qenë e sulmuar fizikisht nga i njëjti person.
 
Më 14.11.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se gjatë natës, rreth orës 01:30, në shtëpinë familjare në territorin e Qendrës, bashkëshorti i saj N.K. (50) nga Shkupi, me të cilin janë në procedurë shkurorëzimi, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre 16-vjeçar.
 
Më 14.11.2026, në orën 19:00, në SPB Shkup, një burrë 44-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:40, në shtëpinë familjare në territorin e Karposhit në Shkup, atij dhe bashkëshortes së tij 42-vjeçare u ishin bërë kërcënime nga djali i tyre 18-vjeçar D.S. nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
 
Më 14.11.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, një burrë 52-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18:30, në shtëpinë familjare në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare B.D., e cila kishte hedhur sende të ndryshme në drejtim të tij dhe kishte përdorur një send të fortë. Sipas denoncimit, ajo kishte tentuar ta sulmonte edhe vjehrrën e saj.
Lidhur me rastet e denoncuara po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre, pas çka do të vijojnë parashtresa përkatëse.
 
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të mos e heshtin dhunën në familje dhe të denoncojnë me kohë çdo rast. Çdonjëri që është viktimë e dhunës në familje, por edhe çdonjëri që ka njohuri se ndaj ndonjë personi tjetër ushtrohet dhunë, mund të denoncojë rastin në stacionin më të afërt policor ose në numrat telefonikë 112 dhe 192.

Accessibility Menu