Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Për një muaj 101 sanksione për foli të vëna në mënyrë të parregullt

Për një muaj 101 sanksione për foli të vëna në mënyrë të parregullt
Në periudhën nga 01.11.2025 deri më 30.11.2025, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme kreu kontrolle komunikacioni në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanskionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë standardet e përshkruara për errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 101 pjesëmarrës në komunikacion. Pjesa më e madhe janë regjistruar në territorin e SPB Tetovë - 45 dhe SPB Kumanovë - 22. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse.
 
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhme. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu