Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria tre persona nga rrethina e Kriva Pallankës, kanë penguar nëpunës policorë dhe të punësuar në AUV-ë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare

Janë privuar nga liria tre persona nga rrethina e Kriva Pallankës, kanë penguar nëpunës policorë dhe të punësuar në AUV-ë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare

Me datë 02.12.2025, rreth orës 16:00, në fshatin Tërnovë, rrethina e Kriva Pallankës, te vendi i quajtur "Samokov", nëpunës policorë nga Stacioni Policor -Kriva Pallankë i privuan nga liria G.Gj. (57), A.Gj. (30) dhe A.Gj. (22), të gjithë nga f. Zhidillovë, rrethina e Kriva Pallankës. Me fjalë të tjera, që të tre janë sjellë në mënyrë agresive dhe kanë penguar nëpunësit policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare të cilët u kanë dhënë ndihmë të punësuarve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Po ashtu, ata i kanë penguar të punësuarit në AUV -ë të cilët ishin të angazhuar për mbledhjen e bagëtive të trasha, ndërsa u janë drejtuar me kërcënime disa bashkëfshatarëve. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj, kundër personave do të ngrihet kallëzim përkatës

Accessibility Menu