Me datë 23.02.2026, në orën 13:35, në rrugën ,,Marks Engels'' në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e arrestuan S.D. (33) nga Negotina. Arrestimi është kryer në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Negotinës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej katër vjet e gjashtë muaj për kryerje të veprës penale “kontrabandim emigrantësh”. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Idrizovë në Shkup që të vuajë dënimin.