Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Menjëherë pas denoncimit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i hoqën lirinë një dhunuesi në Shkupi, ka shtënë me pistoletë në shtëpi, vijon kallëzimi përkatës

Menjëherë pas denoncimit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i hoqën lirinë një dhunuesi në Shkupi, ka shtënë me pistoletë në shtëpi, vijon kallëzimi përkatës
Me datë 06.03.2026, në orën 00:40, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i hoqën lirinë B.S. (55) nga Shkupi nën dyshimin se ka shtënë me pistoletë në drejtim të gruas së tij 48-vjeçare, i ka kërcënuar tre vajzat e tyre të moshës 26, 24 dhe 18 -vjeçare dhe e ka sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare.
Sipas denoncimit, më 01.03.2026, pas një grindjeje të mëparshme në shtëpi, ai ka shkrepur një plumb nga pistoleta që ka përfunduar në dritare, pas çka ka shkuar te vajzat 24 - vjeçare dhe 18-vjeçare, i ka kërcënuar ato dhe e ka sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare. Siç është denoncuar, ai e ka përsëritur sjelljen e dhunshme rreth orës 22:30 më 05.03.2026, me ç'rast e ka kërcënuar përsëri gruan e tij me pistoletë, por ishte penguar nga vajzat që të mos e përdorte.
B.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu