Dje në mbarë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria gjashtë shoferë, nga të cilët pesë për vozitje pa patentë shoferi dhe një për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Nga pesë shoferët të cilët kanë ngarë pa patentë shoferi, dy janë të mitur - njëri në Shkup ka drejtuar motoçikletë, ndërsa tjetri në Shtip ka drejtuar automjet udhëtarësh pa patentë shoferi. Dy shoferë në Gostivar kanë drejtuar automjet pa leje, njëri prej tyre ka ngarë edhe në drejtimin e kundërt. Gjithashtu, një shofer në Strumicë ka ngarë pa patentë shoferi. Ndërsa një shofer në Vinicë ka ngarë nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa dhënien e provimit për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe le të kontribuojmë të gjithë së bashku për një siguri më të madhe në trafik.