Më 19.05.2026 në orën 18:00 në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236 të Kodit Penal – “vjedhje e rëndë”. Ai dyshohet se gjatë dy javëve të fundit ka kryer vjedhje në disa xhami, ndërsa herën e fundit në një xhami në rrugën “176” në Tetovë, ku me përdorim force ka thyer arkën metalike të donacioneve dhe ka marrë para nga ajo. I mituri është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.