Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria 22 shoferë për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, 13 kanë vozitur pa patentë shoferi

Privohen nga liria 22 shoferë për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, 13 kanë vozitur pa patentë shoferi
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 22 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit motorik ”. Prej tyre, 13 nga të cilët katër në Shkup, katër në Manastir, dy në Vinicë dhe nga një në Kumanovë, Kavadar dhe Tetovë, drejtonin automjetin pa poseduar patentë shoferi, ndërsa njëri prej tyre drejtonte automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit. Më tej, nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjetin nga dy persona në Shkup dhe në Kriva Pallankë, si dhe nga një në Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë dhe një person nga Shkupi ka drejtuar automjet të paregjistruar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale

Accessibility Menu