Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë privuan nga liria 15 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”. Prej tyre, 10 kanë drejtuar automjetin pa e dhënë provimin e patentë shoferit, nga të cilët dy në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe nga një në Prilep, Sveti Nikollë, Veles dhe Kavadar. Nën ndikimin e alkoolit kanë vozitur nga një person në Shkup, Manastir, Makedonska Kamenicë dhe Kavadar, ndërsa një person në Tetovë ka drejtuar automjetin nën masën e ndalimit të drejtimit të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.