Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria tetë shoferë, nga të cilët gjashtë për vozitje pa patentë shoferi dhe nga një me ndalim për drejtimin e automjetit të kategorisë B dhe nën ndikimin e alkoolit.
Tre shoferë nga Tetova, nga të cilët një i mitur, dhe nga një në Kumanovë, Strumicë dhe Prilep kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Një shofer në Strugë ka drejtuar automjetin ndonëse ka pasur ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B dhe një shofer në komunën e Ilindenit ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është vënë masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë bashkërisht për siguri në trafik.