Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dje janë privuar nga liria nëntë shoferë për shkak të vozitjes pa patentë shoferi, për vozitje të automjetit të paregjistruar, nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit

Dje janë privuar nga liria nëntë shoferë për shkak të vozitjes pa patentë shoferi, për vozitje të automjetit të paregjistruar, nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria nëntë shoferë, nga të cilët gjashtë për vozitje pa patentë shoferi, një për vozitje të automjetit të paregjistruar pa patentë shoferi, një për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe një për drejtimin e automjetit edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B.
Dy shoferë në Negotinë (njëri prej të cilëve ishte i mitur), dhe nga një në Tetovë, Koçan, Gjevgjeli dhe Shkup (gjithashtu i mitur) kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi. Një shofer në Kavadar ka drejtuar automjet të paregjistruar pa patentë shoferi. Ndërsa, një shofer në Veles ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, dhe një shofer në Koçan ka drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se kishte ndalim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e kaluar provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për për një siguri më të madhe në trafik.

Accessibility Menu