Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Tre persona janë privuar nga liria dhe dy janë ftuar në bisedë zyrtare për dhunë familjare, gjithsej pesë kallëzime në Tetovë, në rrethinë të Gostivarit, në Shkup dhe në Gjevgjeli gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona janë privuar nga liria dhe dy janë ftuar në bisedë zyrtare për dhunë familjare, gjithsej pesë kallëzime në Tetovë, në rrethinë të Gostivarit, në Shkup dhe në Gjevgjeli gjatë 24 orëve të fundit
Më 22.03.2026 në orën 21:15 në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.I. (43) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 42-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht dhe me send të mprehtë, ndërsa në periudhën e kaluar çdo ditë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte bërë kërcënime ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.
Më 22.03.2026 në orën 16:45 në SPB Tetovë, një grua 43-vjeçare nga Tetova denoncoi se në shtëpinë e saj, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj P.S. (26) dhe nusja e saj V.S. (21) nga Tetova. Ata janë thirrur në SPB Tetovë dhe me ta është zhvilluar bisedë zyrtare.
Më 22.03.2026 në ora 12:45 në një fshat të rajonit të Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria S.O. (49) nga fshati, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të vëllait të tij 60-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht, me ç’rast ka përdorur një send të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime.
Më 22.03.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare nga rrethina e Shkupit denoncoi se rreth orës 03:00, në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj Z.M. (51) ka bërë kërcënime ndaj saj dhe prindërve të saj. Sipas denoncimit, ai për një periudhë më të gjatë kohore i kishte bërë kërcënime, ndërsa gjithashtu kishte dëmtuar edhe një pjesë të orendive shtëpiake.
Mbrëmë (23.03.2026) në orën 02:15, në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria një banor 31-vjeçar të Gjevgjelisë, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se më 22.03.2026 rreth orës 23:45 në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 29-vjeçare dhe i kishte shkaktuar lëndime në trup. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike - Gjevgjeli.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu