Gjatë fundjavës së zgjatur 19/22.03.2026, nëpunës policorë nga NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup realizuan masa dhe aktivitete të përforcuara për sanksionimin e mosrespektimit të ligjeve, para së gjithash rreth shërbimit të miturve me alkool. Janë kontrolluar 12 objekte hotelierike në territorin e Aerodromit, ndërsa në tre objekte janë hasur të mitur të cilëve u janë shërbyer pije alkoolike. Pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 204 të Kodit Penal “shërbimi i të miturve me alkool”.