Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 11 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë drejtuar automjet edhe pse kishin ndalim aktive për drejtim, ndërsa tre kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Në Shkup pesë persona kanë drejtuar pa patentë shoferi, nga një në rajonin e Gostivarit, në Makedonski Brod, Gradsko, Rosoman, Veles dhe Çashkë. Nga një person në Kavadar dhe Demir Hisar kanë drejtuar automjet edhe pse kishin ndalim aktiv. Ndërsa një shofer në Negotinë, Sveti Nikollë dhe në pikën kufitare Bllatë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt