Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, gjashtë prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi, ndër të cilët edhe një i mitur

Privohen nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, gjashtë prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi, ndër të cilët edhe një i mitur
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, gjashtë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv, dhe një ka drejtuar automjet nën ndikim të alkoolit. Në Tetovë dhe në Shkup dy persona kanë drejtuar pa patentë shoferi, si dhe nga një në Gjevgjeli dhe në Prilep. Një nga personat në Shkup i cili ka drejtuar automjetin në Shkup është i mitur. Një person në Prilep dhe një në Shkup kanë drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv. Ndërsa, një drejtues në Kavadar ka drejtuar automjet nën ndikimin r alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikim të alkoolit dhe të kontribuojmë të gjithë bashkërisht për një trafik më të sigurt.

Accessibility Menu