Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski: Kapacitetet e përforcuara të Policisë Intervenuese janë investim për një shërbim policor më të sigurt dhe më efikas

Toshkovski: Kapacitetet e përforcuara të Policisë Intervenuese janë investim për një shërbim policor më të sigurt dhe më efikas
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ishte i pranishëm në pranim-dorëzimin e pajisjeve për Policinë Intervenuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të siguruara në kuadër të projektit “Mentorimi i përbashkët i Policisë Intervenuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kroacisë.
Në ngjarjen e mbajtur në kazermën “Gjorçe Petrov”, ministri Toshkovski theksoi se projekti paraqet një kontribut të rëndësishëm për përsosjen e kapaciteteve profesionale të Policisë Intervenuese dhe forcon më tej bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet institucioneve partnere.
“Dorëzimi i pajisjeve është një hap konkret përpara, që do t’u mundësojë njësiteve tona të jenë më efikase, më të sigurta dhe më të përgatitura për çdo sfidë. Kjo mbështetje është dëshmi e partneritetit të fuqishëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve”, theksoi ministri Toshkovski.
Në fjalimin e tij ai vuri në dukje se deri më tani, në kuadër të projektit, janë realizuar 13 trajnime dhe module të specializuara të fokusuara në përmirësimin e aftësive operative të pjesëtarëve të Policisë Intervenuese. Përmes këtyre trajnimeve është mundësuar fitimi i njohurive dhe shkathtësive të reja në fusha të ndryshme, ndër të cilat menaxhimi i rendit dhe qetësisë publike, përdorimi i dronëve, përballimi i situatave stresuese, planifikimi dhe sigurimi i ngjarjeve të mëdha, si dhe shkëmbimi i përvojave me shërbimet policore të Gjermanisë dhe Kroacisë.
Në kuadër të projektit është siguruar edhe pajisje e specializuar për nevojat e njësitit, duke përfshirë helmeta mbrojtëse, pajisje taktike, pajisje alpine dhe mjete të tjera materiale-teknike që do të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë dhe gatishmërisë operative të nëpunësve policorë.
Ministri Toshkovski u shprehu mirënjohje ambasadave të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kroacisë, si dhe të gjitha institucioneve dhe ekspertëve që kontribuuan në realizimin e suksesshëm të projektit.
“Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar fuqishëm në avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të nëpunësve policorë, zhvillimit të një policie moderne dhe efikase, si dhe thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në interes të sigurisë së qytetarëve”, theksoi ministri Toshkovski.

Accessibility Menu