Më 08.06.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare denoncoi se më 06.06.2026, rreth orës 19:30, në shtëpinë e tyre në rrethinën e Shkupit, bashkëshorti i saj R.J. (47) e kishte kërcënuar. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Kisella Vodës.
Më 08.06.2026, në orën 21:50, në SPB Tetovë, një banor 60-vjeçar i Tetovës denoncoi se rreth orës 16:30, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilindenska”, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij E.M. (34).
Më 09.06.2026, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria N.B. (46) nga Manastiri, pasi në shtëpinë familjare në rajonin e Manastirit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 08.06.2026, në orën 16:25, në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria D.B. (31) nga një fshat i rajonit të Strumicës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në bulevardin “Turistiçka” në Ohër kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 08.06.2026, në NJPB Strugë është zhvilluar bisedë zyrtare me V.S. (40) nga një fshat i Strugës, pas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ndërkaq, më 09.06.2026, në orën 00:03, në NJPB Strugë, V.S. denoncoi se bashkëshortja e tij N.S. (41) i linte fëmijët e tyre të mitur të flinin në automjetin e saj, gjersa ajo shkonte në punë. Me autorizim të prokurorit publik, nëpunësit policorë kanë ndërmarrë masa dhe në automjetin e parkuar në një parking të pashtruar në rrugën “Vlado Maleski” i kanë gjetur fëmijët duke fjetur. Fëmijët iu dorëzuan babait të tyre, V.S.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe, pas dokumentimit të tyre të plotë, ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.